Në mbledhjen e sotme qeveritare pritet të bëhet e ditur vlera e koeficientit të pagave, shkruan Fol Drejt.
Siç është bërë e ditur nëpërmjet njoftimit zyrtar, mbledhja e qeverisë do të mbahet në ora 10:00.
Ndonëse çështja e vlerës së koeficientit është paralajmëruar se do të bëhet publik më herët, kjo pritet të ndodh gjatë mbledhjes së sotme.
Më 22 dhjetor 2022, Ligji për Paga ishte miratuar në Kuvendin e Kosovës, i cili parasheh ndryshim të pagave për punëtorët e sektorit publik, ndërsa më 4 janar ishte dekretuar nga Presidenca.
Sipas disa burimeve të brendshme, vlerat e diskutuara monetare të koeficientit janë 100 euro, 120 euro dhe 130 euro. Përfaqësuesit e sindikatave në paraqitjet e tyre publike kanë kërkuar shumë më shumë.
Vlera e koeficientit të pagave pritet që të dërgohet për miratim në Kuvend./FolDrejt/