Southampton ka nënshkruar me mbrojtësin e majtë të Republikës së Irlandës, Ryan Manning pas largimit të tij nga Swansea City, raporton BBC, transmeton Fol Drejt.
Ai është nënshkrimi i parë i shenjtorëve që prej rënies së tyre nga Premier League dhe lidhet me shefin Russell Martin, i cili ishte menaxheri i tij në Swansea.
27-vjeçari, të cilit i skadon kontrata me Swansea, ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me St Mary’s.
“Ne kemi mundur konkurrencën nga dy klube në Premier League për të”, tha Martin./FolDrejt/