Një anije kozmike e krijuar nga kompania private amerikane SpaceX ka kthyer në Tokë katër astronautë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor.
Agjencia amerikane e Hapësirës NASA ka raportuar më 2 maj se astronautët Mike Hopkins, Victor Glover, Shannon Walker dhe Soichi Noguchi kanë arritur në Gjirin e Meksikës në 3:00 të mëngjesit, me orën lokale.
Kjo njëherësh ka qenë ulja e parë natën e ndonjë ekipi hapësinor amerikan prej misionit Apollo 8 më 1968.
Ekipi është kthyer në Tokë me anijen e njëjtë kozmike që e ka shfrytëzuar për të shkuar në Hapësirë, në nëntor të vitit 2020.
Me 167 ditë në Hapësirë, misioni i këtyre astronautëve ka qenë më i gjati që është nisur ndonjëherë nga Shtetet e Bashkuara.
Astronautët ishte planifikuar të ktheheshin në Tokë më 29 prill, mirëpo misioni tyre është shtyrë për shkak të erërave të mëdha.
SpaceX planifikon të realizojë një mision privat në Hapësirë në muajin shtator, dhe një tjetër me astronautë të NASA-s në tetor.