Prodhuesi amerikan i anijeve kozmike dhe korporata e komunikimeve satelitore SpaceX ka ndërmarrë hapa për të parandaluar ushtrinë ukrainase të përdorë shërbimin e Internetit satelitor Starlink për të kontrolluar dronët në rajon gjatë luftës me Rusinë, tha presidenti i SpaceX, Gwynn Shotwell.
Starlink, i cili i ofroi ushtrisë ukrainase komunikime me brez të gjerë në mbrojtje kundër ushtrisë ruse, nuk supozohej të përdorej kurrë për qëllime ushtarake, por për qëllime humanitare, por ukrainasit e përdorën atë në mënyra që nuk ishin pjesë e ndonjë marrëveshjeje, tha Shotwell në konferencë për gazetarët të mërkurën në Uashington.
Në një bisedë me gazetarët, Shotwell, në lidhje me raportet se ushtria ukrainase ka përdorur shërbimin Starlink për të kontrolluar dronët, tha se Ukraina ka përdorur në mënyrë efektive dronët për të dalluar pozicionet e armikut, për të synuar në distancë të largët dhe për të hedhur bomba dhe se ka gjëra në lidhje me të që mund të bëhet për të kufizuar aftësinë e ushtrisë ukrainase për ta bërë këtë, dhe tashmë janë bërë, transmeton Fol Drejt.