NASA tha të premten se i ka dhënë ndërmarrjes private hapësinore SpaceX të Elon Musk, një kontratë prej 2.9 miliardë dollarë për të ndërtuar një anije kozmike për të zbarkuar astronautët në Hënë në vitin 2024, duke e zgjedhur atë mbi kompaninë e Blue Origin të
Jeff Bezos dhe kontraktorin e mbrojtjes Dynetics Inc. Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, oferta nga shefi i Teslas Inc, Musk, mundi një nga themeluesit të Amazon, Jeff Bezoz i cili kishte partneritet me Lockhead Martin Corp, Northrop Grumman Corp dhe Draper. NASA tha se zbarkuesi do të bartë dy astronautë në sipërfaqen hënore.