SPAK ka kërkuar nga Kuvendi i Shqipërisë autorizim për arrestimin e deputetit Sali Berisha.
Sipas Euronews Albania, në kërkesën e SPAK thuhet se kjo masë ndaj Berishës merret për arsye se ai nuk ka zbatuar detyrimet që lidhen me masat e mëparshme të vendosura ndaj tij që janë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”.
Gjithashtu në këtë kërkesë thuhet se ka dyshime të bazuara në prova se Berisha ka kryer veprën penale “korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendore”, në privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Pjesë nga kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit:
Ndodhur në këto kushte, vlerësojmë se, nga hetimet e kryera deri më tani, ekziston dyshimi i arsyeshëm, i bazuar në prova se nga ana e personit nën hetim Sali Berisha, është konsumuar vepra penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendore”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i K.Penal.
Ekzistenca e këtyre kushteve dhe kritereve të përcaktuara në nenet 228, 229 të K.Pr.Penale, janë 231 dhe 260 të K.Pr.Penale. Personi nën hetim Sali Berisha, në mënyrë të përsëritur nuk ka zbatuar detyrimet që i ngarkohen nga ligji procedurial penal, në zbatim të vendimeve giygësore, për caktimin e masave shtrënguese personale ndaj tij, duke mos u paragitur para oficerit të policisëgjyqësore/hetuesit.
Mbështetur në sa parashtruar dhe shpjeguar më lart, bazar në nenin 73 të Kushtetutës së Republikës s© Shqipërisë, nenet 231, 260, 288, 289
Dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë të deputetit Sali BERISHA, nëpërmjet zëvendësimit të masës të masës së sigurimit nga ajo e “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe “*Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale, në atë të arrestit në burg/arrest në shtëpi, parashikuar nga nenet 238/237 të K.Pr.Penale.