Sipas “Gazzetta dello Sport”, Luciano Spalletti është shumë pranë largimit nga Napolit në fund të këtin sezoni, pas sherrit që shpërtheu mes trajnerit italian dhe pronarit, Aurelio De Laurentiis pas humbjes 3-2 nga Empoli.
Tani pronari i Napolit po shqyrton të gjitha mundësitë, duke pasur parasysh se pas një disfate të tillë është e vështirë të kontrollohet situata e krijuar, me pengesë të vetme në funksion të divorcit të verës , dëmshpërblimin prej gjashtë milionë eurosh që duhet t’i jepet. Luciano Spalletti, ka edhe një vit kontratë.
Kandidatët kryesorë për të pasuar Spallettin janë Roberto De Jerby dhe Vincenzo Italiano, ndërsa listës i është shtuar edhe emri i Gian Piero Gasperinit./FolDrejt/