Trajneri italian Luciano Spalleti ka folur pas shortit të hedhur, ku në grup me ta është edhe Shqipëria, Spanja e Kroacia.
“Kjo mund të kishte shkuar më mirë, por kështu është kur je në vazon e katërt. Nuk duhet të harrojmë – ne jemi Italia”, ka thënë Spalleti.
“Shqipëria u tregua një ekip i organizuar mirë, i cili varet nga forma e lojtarëve të saj. Kroacia është e fortë dhe me përvojë. Disa nga lojtarët e tyre janë pak të vjetër, por e di që janë të klasit të lartë”, tha Spalletti për televizionin RAI, transmeton Fol Drejt.