Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti dha intervistën e tij të parë në vitin 2024 për Rai 2.
“Kualifikimi për Euro 2024 ishte si një zë që ngrihej nga fundi i gropës ku ramë, duke i bërtitur botës se edhe ne jemi këtu dhe se jemi më të gjallë se kurrë”, tha Spalletti.
“Kualifikimi në Euro na lejon të shkojmë në Gjermani për të mbrojtur titullin që fituam në 2021, por ka ende shumë punë për të bërë”, shtoi ai.
Spalletti theksoi se ndjek dhe analizon lojtarët, duke shpjeguar planet e tij me Italinë në vitin e Kampionatit Europian.
“Janë shfaqur lojtarë si Kayode, Ranieri, Koleosho dhe Casadei. Ne i kemi ndjekur ata për një kohë. Bove është i sigurt dhe më ka pëlqyer sjellja e Lucca së fundmi. Janë edhe Prati dhe Calafiori. Ky i fundit është i sigurt në mesin e mbrojtjes dhe në krahun e majtë dhe gati për kombëtaren”, ka thënë ai.
Italia do të luajë në një grup me Kroacinë, Spanjën dhe Shqipërinë në Euron e kësaj vere. /FolDrejt/