Spanja është ndër vendet që ka ndarë më shumë se një miliard euro për të pasur vaksina të mjaftueshme kundër Covid-19 për të gjithë popullsinë, por gjysma e këtyre vaksinave mbetën të papërdorura, raporton El Pais.
Në Spanjë, që nga fillimi i fushatës së vaksinimit në dhjetor 2020, janë injektuar 105 milionë doza. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë janë 103.5 milionë vaksina që nuk janë përdorur, përcjell Fol Drejt.
Fushata Buster nuk pati të njëjtën përgjigje si ato të mëparshme: që kur filloi në vjeshtë, vetëm 60 për qind e njerëzve mbi 60 vjeç, ose 7.5 milionë njerëz, e morën atë./FolDrejt/