Spanja mund të bëhet një nga vendet e para në botë që do të testojë punën katër-ditore në javë, pasi qeveria u pajtua të nis një pilot projekt modest për kompanitë e interesuara në këtë ide.
Në fillim të këtij viti, partia e vogël e majtë spanjolle Mas Pais, njoftoi se qeveria kishte pranuar propozimin e saj për të testuar idenë.
Që nga ajo kohë janë zhvilluar bisedimet për sa i përket kësaj çështjeje, derisa takimi i ardhshëm pritet të mbahet në javët e ardhshme.
“Me punën katër-ditore në javë [32 orë], ne po fillojmë drejt një debati të vërtetë të kohërave tona. Është një ide, të cilës i ka ardhur koha”, Inigo Errejon nga Mas Pais.