Programi, i cili mbështetet shumë në fondet e Bashkimit Evropian për një rikuperim pandemik, fokusohet në ekonominë dixhitale dhe nxitet nga një rritje e kërkesës e shkaktuar nga mungesa e çipave. Duke shpallur këtë program muajin e kaluar, kryeministri Pedro Sanchez tha se fillimisht ishte përcaktuar shuma prej 11 miliardë eurosh.
Qeveria spanjolle ka miratuar një plan për të investuar 12.25 miliardë euro (13.12 miliardë dollarë) në industrinë e gjysmëpërçuesve dhe mikroçipëve deri në vitin 2027, tha sot Ministrja e Ekonomisë Nadia Calvino.
Fondet përfshijnë 9.3 miliardë euro për të financuar ndërtimin e uzinës, shtoi Calvino, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.