“Spanja do të rihapë ambasadën në Kiev në ditët në vijim”, tha kryeministri Pedro Sanchez sot në një intervistë për kanalin televiziv Antena 3.
Ambasada spanjolle në kryeqytetin e Ukrainës u evakuua më 24 shkurt, kur trupat ruse filluan një operacion special ushtarak në atë vend, shkruan Reuters, përcjell FolDrejt.
Sipas agjencisë britanike, kjo lëvizje vjen pasi disa vende të tjera evropiane, përfshirë Francën, njoftuan së fundmi se do të rihapin ambasadat e tyre në Kiev./FolDrejt/