Spanja do të dërgojë dy raketa-hedhës të tjerë tokë-ajër Hawk, përveç katër që ka dërguar tashmë në Ukrainë, tha më 10 nëntor ministrja spanjolle e Mbrojtjes Margarita Robles, shkruan The Kyiv Independent, përcjell Fol Drejt.
“Mund t’ju them se do të dërgohen edhe dy lëshues të tjerë. Kjo është përgjigje e një kërkese shumë specifike që na është bërë nga NATO dhe Ukraina,” tha ajo.
Ukraina mori katër sisteme të mbrojtjes ajrore Hawk, një bateri të mbrojtjes ajrore Aspide, raketa antitank, armë dhe municione nga Spanja në fillim të nëntorit. /FolDrejt/