E përditshmja spanjolle El Pais raportoi se Spanja pritet të dërgojë tanke luftarake Leopard 2 në Ukrainë, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Qeveria e kryeministrit Pedro Sanchez kishte rënë dakord më herët të dërgonte tanke luftarake të prodhimit gjerman për sa kohë që ekzistonte një plan i koordinuar në nivel evropian, shkruante e përditshmja.
Detajet e kontributit spanjoll janë ende duke u vlerësuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe e Punëve të Jashtme, si dhe zyra e Sanchez.
El Pais raporton se ushtria spanjolle ka 108 tanke kryesore luftarake Leopard 2, modeli që Ukraina dëshiron të ndalojë avancimin e Rusisë./FolDrejt/