Komisioni Evropian do të publikojë një raport në qershor nëse do të pranojë kërkesën e Ukrainës për t’u bërë kandidate për anëtarësim në BE, që ndoshta do të jetë një proces i gjatë që tashmë po shkakton mosmarrëveshje midis shteteve anëtare.
“Spanja mbështet ambicien e Ukrainës për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian”, tha sot ministri i Jashtëm i vendit, Jose Manuel Albares.
“Nëse raporti i Komisionit Evropian është i favorshëm, Spanja do të mbështesë aspiratat e Ukrainës për t’u bërë kandidate, dhe pas kësaj krerët e shteteve dhe qeverive do të diskutojnë hapat konkretë”, tha Albares, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.