Pedro Sanchez ka nisur një tur në Lindjen e Mesme të goditur nga konflikti, duke e pozicionuar vendin pothuajse si një aleat i Palestinës. Ai do të vizitojë kontinentin aziatik por në vazhdën e konfliktit Izrael-Haas, udhëtimi ndoshta nuk do të jetë aq formal sa i liderëve të tjerë, raporton Euronews.
Spanja ka mbështetur historikisht botën arabe dhe, si e tillë, kombi spanjoll po përpiqet në mënyrë aktive të nxisë një linjë më të favorshme për qasjen e palestinezëve.
Është një qasje që Sanchez e ka mbrojtur edhe gjatë vizitës që po bën në rajonin e goditur nga konflikti, raporton abcnews.al.
I riemëruar vetëm një javë më parë për një mandat të ri katërvjeçar, kryeministri u takua të enjten me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu në Izrael ndërsa të premten do të takohet me presidentin e e Palestinës, Mahmoud Abbas në Bregun Perëndimor.
Kreu i qeverisë spanjolle ka bërë thirrje për formimin e një shteti të qëndrueshëm palestinez pas takimit me kryeministrin izraelit. Sanchez pas takimit me Abbas do të udhëtojë drejt Egjiptit, ku do të takohet me presidentin Abdel Fattah al-Sissi dhe Ahmed Aboul Gheit, sekretarin e përgjithshëm të Ligës Arabe.
Këto takime do të jenë për kryeministrin spanjoll një mundësi për të bërë thirrje për armëpushim të qëndrueshëm në Gaza si dhe mbajtjen e një samiti urgjent të paqes.
Spanja shpreson se do të ketë një zgjidhje politike për konfliktin midis izraelitëve dhe palestinezëve, bazuar në dy shtete.
Pse Spanja është pro për njohjen e shtetit palestinez?
Në një fjalim të mërkurën e kaluar, Sanchez premtoi se “angazhimi i parë” i qeverisë së re në politikën e jashtme do të ishte “angazhimi në Europë dhe Spanjë për të njohur shtetin palestinez”.
Sipas Isaias Barrenada, profesor në Universitetin Complutense të Madridit, Sanchez shpreson se pozicioni spanjoll do të ketë “një efekt” në pjesën tjetër të BE-së. Qëndrimi vjen në një kohë kur shumë vende perëndimore po përballen me kritika në botën arabe pasi po mbështesin hapur Izraelin, raporton abcnews.al.
Në vitin 2014, nën një qeveri konservatore, parlamenti spanjoll miratoi një rezolutë që bënte thirrje për njohjen e shtetit palestinez, të mbështetur nga të gjitha partitë politike.
Megjithatë, votimi nuk ishte i detyrueshëm dhe nuk u pasua nga asnjë veprim. Në Europë, disa vende e kanë ndërmarrë këtë hap në një mënyrë më efektive.
Ato përfshijnë Suedinë, Hungarinë, Maltën dhe Rumaninë por asnjë nga vendet kryesore anëtare të BE-së nuk e ka bërë këtë, që do të thotë se Spanja mund të bëhet një pioniere.
Më herët këtë javë, Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe një ish-ministër spanjoll, tha për El Pais se Spanja ishte vendi që ka “simpati të madhe për botën arabe”.
Një histori e shkurtër e marrëdhënieve spanjolle-arabe
Gjeografikisht e afërt me rajonin e Maghrebit në Afrikën Veriore, Spanja ktheu vëmendjen te vendet arabe gjatë diktaturës së Frankos, e cila zgjati nga viti 1939 deri në 1975, me qëllim që të shmangte izolimin nga Perëndimi.
Megjithatë, vetëm në vitin 1986, kombi vendosi marrëdhënie zyrtare me Izraelin. Krijimi i marrëdhënieve shtetërore ishte vonuar si pasojë e tensioneve të lindura nga kundërshtimi i shtetit hebre ndaj hyrjes së Spanjës në Kombet e Bashkuara në fund të Luftës së Dytë Botërore, për shkak të marrëdhënieve të ngushta me Gjermaninë naziste, raporton abcnews.al.
Në vitin 1993, ata luajtën një rol në Marrëveshjen e Oslos, përmes së cilës Izraeli dhe Organizata për Çlirimin e Palestinës njohën reciprokisht njëra-tjetrën si pjesë e procesit të paqes.
Në përgjithësi, megjithatë, Spanja mbetet e perceptuar nga shumë njerëz si një vend pro-arab. Në fund të muajit tetor, një mini-krizë diplomatike shpërtheu me Izraelin pas deklaratave të diskutueshme të një ministri spanjoll të ekstremit të majtë, i cili foli për një gjenocid të planifikuar në Gaza, raporton abcnews.al.
Megjithatë, me pjesën më të madhe të Europës pro-izraelite, Isaias Barrenada shpjegon se do të jetë një betejë e vështirë për Sanchezin.
“Është e vështirë të imagjinohet se Spanja ka kapacitetin për të ndryshuar qasjen europiane”, tha Barrenada për AFP, por “mund të kontribuojë për të treguar se ka anë ndryshme brenda BE-së”.