Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez njoftoi se qeveria do të rrisë pagën minimale me tetë për qind këtë vit.
Punëtorët më pak të paguar me kohë të plotë në Spanjë së shpejti do të fitojnë minimumin ligjor prej 1,080 euro (1,172 dollarë) në muaj në 14 pagesa në vit. Në total, paga minimale vjetore do të rritet në 15,120 euro, përcjell Fol Drejt.
Me këtë ne përmbushim një nga premtimet tona, që besoj se ka qenë detyrimi ynë demokratik: të rrisim pagën minimale që të jetë 60 për qind e pagës mesatare”, tha Sanchez.
Ai shtoi se “lufta e qeverisë për të përmirësuar kushtet e punës dhe shpërndarjen më të drejtë të pasurisë është vetëm në fillim”.
Që kur Sanchez u bë kryeministër i Spanjës në vitin 2018, paga minimale e vendit është rritur me 35 për qind nga 735 euro në muaj. Në të njëjtën kohë, shkalla e papunësisë në Spanjë ra në rreth 12 për qind, niveli më i ulët që nga kriza financiare e vitit 2008./FolDrejt/