Trajneri spanjoll, Luis de la Fuentes, ka publikuar të premten skuadrën për ndeshjet e Ligës së Kombeve në Holandë, e cila do të zhvillohet në datat 14-18 qershor.
Robin Le Normand, qendërmbrojtësi francez që përfaqëson Spanjën së fundmi, vlera e të cilit vlerësohet në 35 milionë euro, është thirrur për herë të parë. Futbollisti i Real Sociedadit (26-vjeçar), i cili mori nënshtetësinë spanjolle më 24 maj, është lajmi kryesor në listën e 23 lojtarëve të thirrur nga trajneri Luis de la Fuente për gjysmëfinalen kundër Italisë më 15 qershor në Enschede. Në rast suksesi, Spanja do të takohej në finalen e 18 qershorit me fituesin e ndeshjes mes Holandës dhe Kroacisë.
Mbrojtësi i Manchester Cityt, Aymeric Laporte, i cili mori nënshtetësi përpara Euro 2021 dhe ka 20 paraqitje për Spanjën, është gjithashtu në listë. Përveç Le Normand, këtë herë u thirr edhe portieri i Athletic Bilbaos, Unai Simón, i cili humbi ndeshjet ndërkombëtare në mars për shkak të lëndimit.
Mbrojtësi i Parisit, Juan Bernat, i cili nuk ka luajtur për Spanjën që nga nëntori i vitit 2019, si dhe mesfushori i Betisit, Sergio Canales dhe sulmuesi i Leeds, Rodrigo Moreno, po kthehen në kombëtare.
Lista e 23 lojtarëve spanjollë të ftuar për fazën finale të Ligës së Kombeve:
Portierë: Kepa (Chelsea), Unai Simón (Athletic Bilbao), David Raya (Brentford)
Mbrojtja: Jesús Navas (Sevilla), Aymeric Laporte (Manchester City), David García (Osasuna), Robin Le Normand (Real Sociedad), Jordi Alba (Barcelona), Juan Bernat (PSG), Dani Carvajal (Real Madrid).
Mesfusha: Rodrigo Hernández (Manchester City), Martín Zubimendi, Mikel Merino (Real Sociedad), Fabián Ruiz (PSG), Gavi (Barcelona), Sergio Canales (Betis)
Sulmi: Morata (Atlético de Madrid), Joselu (Espanyol), Rodrigo Moreno (Leeds United), Marco Asensio (Real Madrid), Nico Williams (Athletic Bilbao), Dani Olmo (Leipzig), Yeremy Pino (Villarreal). /FolDrejt/