Spanja mund të bëhet një nga vendet e para në botë që do të zhvillojë javën me katër ditë pune, pasi qeveria u pajtua të nisë një projekt pilot me kompanitë e interesuara për këtë ide.
Më herët këtë vit, partia e majtë spanjolle Mas Pais, njoftoi se qeveria kishte pranuar propozimin e saj për të provuar idenë.
Nga Zelanda e Re në Gjermani, ideja është duke fituar terren. I përshëndetur nga përkrahësit e tij si një mjet për të rritur produktivitetin, për të përmirësuar shëndetin mendor të punëtorëve dhe për të luftuar ndryshimin e klimës, propozimi ka marrë një rëndësi të re.
Më herët, në Suedia kishte “eksperimentuar” ngjashëm, duke e zvogëluar orarin nga tetë në gjashtë orë në ditë.