Policia spanjolle ka arrestuar sot të dyshuarin për dërgimin e letrave me bombë në ambasadat e Ukrainës dhe Amerikës në nëntor dhe dhjetor, si dhe në adresat e disa institucioneve shtetërore në Spanjë, njoftoi Ministria e Brendshme në Madrid.
Bëhet fjalë për një shtetas spanjoll, i cili është ndaluar në qytetin verior të Ebros dhe policia po vazhdon të kontrollojë shtëpinë e tij, raporton Reuters.