Një autobus ra nga një urë në lumin Lerez në veriperëndim të Spanjës, duke vrarë gjashtë persona, ndërsa dy persona u shpëtuan.
Autobusi ka rënë në lumë mbrëmjen e djeshme dhe pas disa orë pune, ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë nga lumi shoferin 63-vjeçar dhe një pasagjere femër me ndihmën e një litari, shkruan Reuters, përcjell Fol Drejt.
Gjashtë persona kanë humbur jetën, të cilët janë marrë me vete nga rryma e fortë dhe rrjedha e shpejtë e lumit Lerez, i cili është fryrë nga reshjet e dendura të shiut./FolDrejt/