Me kufizimet e COVID-19 që ndalojnë popullatën islame të Barcelonës të festojë Ramazanin në vende të mbyllura, një kishë katolike ka ofruar ambientet e saj të hapura që myslimanët të hanë dhe të luten së bashku për iftar.
Çdo mbrëmje rreth 50 deri në 60 myslimanë, shumë prej tyre të pastrehë, shkojnë në kishën e Santa Annas, ku vullnetarët iu ofrojnë një vakt të bollshëm.
Faouzia Chati, presidente e Shoqatës Katalanase të Grave Marokene, dikur i organizonte darkat e iftarit në qytet, por kufizimet e ngrënies në ambiente të mbyllura e detyruan atë të kërkonte një hapësirë alternative me ajrosje të mirë dhe hapësirë për distancim. Chati gjeti mbështetje dhe një derë të hapur tek At Peio Sanchez, drejtues i Kishës, i cili e pranoi menjëherë propozimin.
“Njerëzit janë shumë të lumtur që myslimanët mund të shkojnë për iftar në një kishë katolike, sepse fetë shërbejnë për të na bashkuar, jo për të na ndarë”, tha Chati.
“Edhe pse me kultura të ndryshme, gjuhë të ndryshme, fe të ndryshme, ne jemi më të aftë të ulemi dhe të flasim sesa disa politikanë”, tha prifti.