Zjarri i parë i madh në pyll këtë vit shpërtheu të enjten në lindje të Spanjës në Villanueva de Viver, në provincën e Castellón, jo shumë larg nga Valencia dhe shkatërroi rreth 4,000 hektarë pyje, dhe rreth 1,500 njerëz u evakuuan.
Më shumë se 500 zjarrfikës, të mbështetur nga 20 avionë dhe helikopterë, janë vendosur për të vënë nën kontroll zjarrin pranë fshatit Villanueva de Viver, thanë sot shërbimet e urgjencës spanjolle, raporton Reuters.
Në njoftim thuhet se zjarrfikësit kanë arritur të parandalojnë përhapjen e zjarrit në zona të tjera, transmeton Fol Drejt.