Mijëra njerëz u mblodhën sot në qendër të Madridit për të protestuar kundër qeverisë socialiste, duke e akuzuar atë për cenim të Kushtetutës, në një tubim të mbështetur nga partitë e djathta.
Protestuesit u mblodhën në Plaza de Cibeles jashtë bashkisë, duke valëvitur flamujt spanjollë, duke i bërë thirrje kryeministrit Pedro Sanchez të jepte dorëheqjen dhe duke bërtitur se ai është një tradhtar, raportoi Reuters.
Më shumë se 100 grupe, duke përfshirë Partinë Popullore të opozitës konservatore, Partinë Qytetare të qendrës së djathtë dhe Vox të së djathtës ekstreme bënë thirrje për një tubim nën sloganin “Për Spanjën, për demokracinë dhe Kushtetutën”./FolDrejt/