Policia spanjolle ka bërë të ditur sot se ka sekuestruar 24 makina luksoze, mes të cilave lloje të ndryshme “Cadillac” dhe “Porsche”, të cilat janë vjedhur në SHBA dhe me shumë gjasa kanë qenë rrugës për në Afrikë, raporton uebfaqja “Local Spain”.
Vlera e veturave të konfiskuara është 2.1 milionë dollarë dhe janë kthyer në SHBA.
Njësia e policisë spanjolle shtoi se vitin e kaluar hetoi pretendimet se automjetet luksoze të vjedhura nga Amerika po kontrabandoheshin në qytetin jugor të Algeciras./FolDrejt/