Atletja ekstreme spanjolle, Beatrice Flamini, theu rekordin botëror pasi kaloi 500 ditë në një shpellë, 70 metra nën tokë, pa kontakt me botën e jashtme.
Flamini doli nga një shpellë afër Granadës sot dhe eksperimenti i saj u ndoq nga afër nga shkencëtarët që duan të mësojnë më shumë rreth aftësive njerëzore, raportoi Reuters, përcjell Fol Drejt.
Ajo pasi doli nga shpella tha se nuk foli me askënd për një vit e gjysmë, përveç vetes, ndërsa përvojën e saj e cilësoi si “të patejkalueshme”./FolDrejt/