Vetëm 41 kompani aplikuan për programin pilot të qeverisë spanjolle, i cili u ofron kompanive burime financiare për testimin e javës katërditore, njoftoi sot Ministria e Industrisë e Spanjës.
Ato kompani punësojnë 503 punëtorë dhe kanë aplikuar për 2.8 milionë euro ndihmë, ndërsa i gjithë buxheti për këtë pilot program është 9.6 milionë euro, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
Pavarësisht numrit më të vogël të pjesëmarrësve, programi dy-vjeçar do të vazhdojë të lejojë qeverinë të analizojë nivelet e produktivitetit./FolDrejt/