Në Spanjë 20 mijë persona, pjesëmarrës hodhën ndaj njëri-tjetrit 130 tonë domate të shpërndara në “La Tomatina” një nga festivalet me famë botërore dhe i cili këtë vit u mbajt për të 75-tën herë.
Festivali në qytezën Bunol në qytetin Valencia, u mbajt ndryshe edhe për arsye se është hera e 75-të që mbahet por edhe për shkak se është 20-vjetori që njihet si vlerë ndërkombëtare turistike nga Ministria e Turizmit, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në qendrën e zonës mbërritën me 6 kamionë 130 mijë kilogram domate që u përdorën në festivalin i cili zhvillohet çdo vit në ditën e fundit të muajit gusht dhe i cili u organizua për herë të parë pas vitit 2019 për shkak të pandemisë së COVID-19.
Domatet “fluturuan” në ajër në sheshin e bashkisë pasi ora arriti 12:00 dhe pasi u shpall fillimi i festivalit “La Tomatina”.
Personat që hynë në rrugët ku u zhvillua lufta me domate, kaluan në kontrollin e sigurisë dhe nuk u lejuan të mbajnë me vete sende të mprehta apo të ftohta.
Përkundër lëndimeve që ndodhën në festivalet e mëparshme u bë paralajmërimi që “domatet të hidhen pasi të shtypen me dorë”.
Në festivalin fama ndërkombëtare e të cilit është rritur kryesisht në 10 vitet e fundit, normalisht edhe pse pjesëmarrja më e madhe është nga vendet e Azisë, thuhet se për shkak të masave kundër COVID-19 ka pasur numër të vogël të turistëve të ardhur nga Azia por që është vërejtur një pjesëmarrje e lartë nga vendet e Evropës.
Në fund të luftës me domate, rrugët bashkë me mijëra persona dhe lumi që kalon nga qyteza u kthyen në të kuqe.
Turistët amerikanë që folën për gazetarin e AA-së thanë: “Morëm pjesë për herë të parë dhe ishte shumë argëtuese. Jemi të mbuluar me domate por jemi shumë të lumtur”. Ndërsa pjesëmarrësi Mario i cili jetën në Bunol tha: “Për ne çdo Ta Tomatina është si një fillim i ri. Sikur rilindim duke hedhur domate ndaj njëri-tjetrit”.
Popullsia e Bunol-it u dyfishua në një ditë
Bashkia e Bunol-it dhe organizatorët e festivalit, që nga viti 2013 e mbajnë të kufizuar në 20 mijë numrin e pjesëmarrësve për të parandaluar shtyrjet dhe grumbullimin ekstrem.
Për festivalin i cili vitet e fundit është hequr nga të qenit një ngjarje lokale dhe që ka për qëllim të ardhura ekonomike është bërë me pagesë që nga viti 2013 dhe çmimi për këtë vit u përcaktua 12 euro.
Në kuadër të festivalit në qytezën Bunol me popullsi prej rreth 9.600 banorësh dhe cila u dyfishua për një ditë, mbahen edhe aktivitete muzikore.
Maria Valles, përgjegjësja e La Tomatina në Bashkinë Bunol, në një deklaratë për media tha se parashikohet që turistët e ardhur për festivalin në rajonin Valencia të lënë 2 milionë euro.
Nuk dihet se si ka filluar festivali
Nuk ka ndonjë informacion të qartë se si ka filluar festivali “La Tomatina” i cili mbahet në Bunol të mërkurën e fundit të gushtit çdo vit.
Sipas disa informacioneve, fillimi i “La Tomatina”-s konsiderohet hedhja e perimeve dhe frutave nga një tezgë ndaj njëri-tjetrit mes palëve pas një mosmarrëveshjeje ndërmjet fqinjëve në Bunol në vitin 1945./FolDrejt/