Në Kuvendin e Kosovës, gjatë periudhës të dedikuar për pyetje parlamentare, deputetja Marigona Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), iu është referuar zhvillimeve në Gjykatën Speciale, ndërsa e ka përmendur edhe të shumëpërfolurën “Komunikata 59”, shkruan Fol Drejt.
Kjo komunikatë i është dedikuar Gani Gecit, ndërsa është shkruar nga Hashim Thaçi – ka thënë Prokuroria. Pikërisht duke iu referuar të dhënave të prokurorisë, deputetja Geci përmendi faktin se Thaçi ia ka lexuar Rexhep Selimit përmes një thirrje telefonike satelitore.
“Kur Rexhep Selimi e kishte pyetur Thaçin se pse e ka përfshirë të pavërtetën për Gani Gecin se kishte udhëhequr masakrat serbe, Thaçi ishte përgjigjur ‘në mënyrë që ta shkatërrojë plotësisht’”, u shpreh ajo.
Ajo tha se nga kjo ka kuptuar se Thaçi kishte për synim ta shkatërronte babain dhe familjen e sajë.
Por siç u shpreh në fund “familjen time dhe babanë tim s’ka mundur ta shkatërrojë UDB-ja e Millosheviqit jo po e shkatërron Hashimi Haxhia nga Buroja.”
Ua kujtojmë se ish krerët e UÇK-së, kanë mohuar çdo akuzë, ndërsa avokatët mbrojtës i kanë cilësuar si të pabaza dëshmitë e prokurorisë./FolDrejt/