Dhomat e Specializuara të Hagës kanë bërë të ditur se i është refuzuar ankesa mbrojtjes së ish luftëtarit Jakup Krasniqit.
Kjo për arsye se kërkesa e dorëzuar nga mbrojtja e Krasniqit nuk i plotëson kriteret për ankesë, thuhet në vendimin zyrtar.
Në ankesën e dorëzuar thuhet se është kundër vendimit të gjyqtarit paraprak, i cili i ka bërë vazhdimin e masës së paraburgimit Krasniqit.