Diamanti më i madh i zbuluar ndonjëherë në Rusi, 101 karatë, me gurin e quajtur “Spektakli Alrosa”, pritet të dalë në ankand në Gjenevë gjatë muajit maj.
Diamanti, sipas vlerësimeve të ekspertëve, pritet të shitet deri në 20 milionë dollarë, në ankandin që organizohet nga shtëpia e ankandeve Christie’s.
Diamanti ka ngjyrë të bardhë, me prerje në anë dhe është plot 101 karat, prerë nga guri që fillimisht peshonte më shumë se 200 karatë dhe është zbuluar në vitin 2016.
Ekspertëve i është dashur 1 vit e 8 muaj punë vetëm për ta prerë dhe për t’i dhënë formën perfekte.