Finalja e Kupës së Italisë është planifikuar që të zhvillohet gjatë ditës së mërkurë, në orën 21:00 (19 maj) në “Mapei Stadium”. Përballë do të jenë Juventusi dhe Atalanta por këtë herë ndryshimi do të jetë i madh pasi në stadium do të mund të futen plot 4.300 tifozë
Duke qenë e ndaluar që të ketë njerëz në qarkullim pas orës 22:00 dhe duke ditur se ndeshja mund të mbarojë si në 23:00 ashtu edhe në 00:00, nëse shkon më shtesë ose penallti , sipas “Sky Sport”, në bazë të burimeve qeveritare, do të sigurohet një përjashtim për këtë rast, me tifozët e pranishëm të cilët më pas do të jenë në gjendje të ndjekin lojën deri në bilbilin e fundit dhe më pas të kthehen në shtëpi.