“BE u kishte premtuar Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë çeljen e negociatave, kurse më pas theu premtimi . Politikanët e këtyre vendeve ndjehen të poshtëruar. Çfarë tani do ndodhë, nuk është diçka e mirë,” shkruan fillimisht magazina më e madhe e Europës SPIEGEL.
Si kryefjalë media gjermane flet për “paguximin e Europës” për të filluar negociatat” që tani do mund të sjellin normalitetin e thyerjes së tabuve.
Por në kohën kur SPIEGEL flet me ditirambe për Maqedoninë e Veriut, që pas “Revolucionit të Larmë” në 2016 ishte kthyer në shembullin pozitiv të rajonit, në rastin e Shqipërisë, shkruhet se mos çelja e negociatave ishte më se e pritur.
Në Shqipëri ka ngecur “reforma në drejtësi dhe sundimin e ligjit, si dhe kryeminsitri socialist Edi Rama, dyshohet se ka mbajtur partinë e tij në pushtet me ndihmën e krimit të organizuar, veçanërisht me mafian e drogës.” Rama që po admirohet në Perëndim për paraqitjet e tij me atlete dhe si një artist, në fakt në politikën e brendshme kultivon një stil “gjithmonë e më autoritar”, përcjell foldrejt.com.
Si zgjidhje më e mirë për SPIEGEL do ishte një shtyerje për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe fillimin e tyre me Maqedoninë Veriore.
“Kjo do ruante besimin në vlerat e BE. Por ishte Franca ajo që ishte kundër kësaj rruge,” përcjell foldrejt.com.
Cilat janë prognozat e së ardhmes?
Duke theksuar se thyerja e tabuve tashmë mund të duket normale, SPIEGEL shkruan se tashmë priten të ndodhin katër gjëra:
- Nuk mund të fillojë një dialog mes Serbisë dhe Kosovës nën kompetencat e BE, por vetëm me ndërmjetësuesit amerikanë Palmer dhe Grenell. E mundur është që të dyja vendet do intensifikojnë luftën diplomatike.
- Një skendar i “Shqipërisë së madhe”, pra bashkimi i Shqipërisë me Kosovën, mund të shihej një perspektivë reale.
- Do fuqizoheshin edhe më tepër skenaret separatiste në Bosnjë dhe Hercegovinë.
- Vendimi i BE është një goditje e fuqishme ndaj shoqërisë civile dhe u jep krahë shefave qeveritarë si Milo Gjukonaviq, që hapur akuzohen për korrupcion dhe nepotizëm.
Në fund përmendet që këtë vakum të lënë nga burokratët e BE do shfrytëzohet nga Kina, Rusia dhe Tuqia, që prej kohësh janë prezent me investime në rajon.
“Ballkani Perëndindmor në të ardhmen do kthehet në një zonë gri akoma më konfuze gjeopolitike,” shkruan në fund media e madhe gjermane./Foldrejt.com