Rusia është në negociata me një prodhues kinez për blerjen e 100 dronëve, të cilët do të dorëzoheshin në prill, shkruan revista gjermane Spiegel.
Ditët e kaluara, SHBA, Gjermania dhe disa vende të tjera të Evropës Perëndimore paralajmëruan Kinën që të mos i shesë armë Rusisë në luftën kundër Ukrainës, duke deklaruar se një veprim i tillë do të kishte pasoja të rënda.
Reuters raporton se Rusia, e goditur nga sanksione të rënda perëndimore, besohet se ka blerë armë nga Irani dhe Koreja e Veriut, duke përfshirë drone, por Kina deri më tani ka qëndruar mënjanë. /FolDrejt/