Ajo vlente si figura simbol në luftën kundër korrupcionit, kurse tani ajo vetë vlen si e fshehur pas krimit. Pse kjo aferë prek rëndë vendin e Maqedonisë Veriore?, shkruan Der Spiegel rreth rastit “Reket” ku është përfshirë edhe ish kryeprokurorja Katica Janeva.
Pasi tregon historikun e krijimit të Prokurorisë Speciale dhe rrëzimin e ish kryeministrit Nikola Gruevski, magazina më e madhe e Europës tregon se Katica Janeva nuk është më heroina e luftës kundër korrupcionit. Ajo dyshohet se ka pranuar 1.5 milion euro nga biznesmeni Kamçev, vetëm që ta lëshojë nga burgu.
Rritet pakënaqësia ndaj qeverisë
Kjo aferë e ka vendosur Maqedoninë në një situatë të tensionuar, pasi përveç që ngadalëson reformat rrit edhe pakënaqësinë ndaj qeverisë. Pikërisht në kohën kur pritet fillimi i negociatave me BE, ndodhi ky skandal.
Sipas publicisit Sasho Ordanoski, i cili, ka folur për SPIEGEL, thekson se “ne nuk dimë shumë detale rreth rastit”, përcjell foldrejt.com. “Për mua deri tani është një intrigë tipike dhe operacion kompromat, që dëshiron të diskreditojë procesin e reformave në vend.”/Foldrejt.com