Të martën në mbrëmje në lumin Evros, që ndan Greqinë me Turqinë, ka ardhur deri te një përleshje e papreçedentë. Sipas mediave perëndimore, bëhet fjalë për një gjuajtje me plumb nga një ushtar turk – në drejtim të një polici gjerman.
Polici gjerman ka patrulluar kufirin në kuadër të Frontex. Lajmi konfirmohet edhe nga qeveria gjermane për SPIEGEL, kurse ngjarja po hetohet gjithashtu nga Frontex dhe Berlini zyrtar.
Edhepse asnjëri nuk është plagosur, kjo ngjarje pritet të tensionojë akoma më shumë raportin mes BE dhe Turqisë, veçanërisht rreth refugjatëve./Foldrejt.com