Spitalet në Siri janë plot me njerëz të lënduar nga tërmeti që goditi Turqinë herët në mëngjes, dhe që u ndje edhe në Siri, njoftoi Shoqata Mjekësore Siriano-Amerikane (SAMS).
“Ka një nevojë urgjente për furnizime traumatike dhe një përgjigje gjithëpërfshirëse emergjente,” tha organizata humanitare në një deklaratë, raporton CNN turk, përcjell Fol Drejt.
Shumë spitale thuhet se janë plot dhe disa objekte, përfshirë Spitalin Al Dana, u është dashur të evakuojnë pacientët pasi pësuan dëme të rënda nga tërmeti./FolDrejt/