Drejtori i deritanishëm i spitalit të Gjakovës, Jeton Zarari, është shkarkuar nga kjo pozitë.
Kështu është vendosur Komisioni Disciplinor i Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar.
Kjo u konfirmua nga ShSKUK-ja për mediat vendore, përcjell Fol Drejt.
Javë më parë, Spitali i Gjakovës, shkaku i temperaturave të larta i kishte ndërprerë operacionet.
Për shkak të këtij vendimi, Zarari ishte dërguar në komision disciplinor.
Para tij, në pozitën e ushtruesit të detyrës ishte Hilmi Shala./Foldrejt/