Në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri në Mitrovicë do të mbahet nesër ceremonia e pranimit të pajisjeve mjekësore si donacion nga Qeveria e Japonisë.
Në këtë ceremoni do të jenë të pranishëm Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, i ngarkuari me punë në Kosovë Sh. T. Z. Keisuke YAMANAKA, U.D. Drejtoresha e ShSKUK, Dr. Pranvera Zejnullahu- Raçi dhe autoritete të tjera.
Ky event do të fillojë nga ora 14:30, transmeton KlanKosova.tv.