Punimet intensive me tre turne në këtë objekt të rëndësishëm të infrastrukturës shëndetësore, kanë bërë që Spitali Rajonal Memorial, Fier të marrë formë ditë pas dite.
Një spital dinjitoz, i cili sot është pak minuta larg Fierit e për pak ditë, gati t’i shërbejë krejt Jugut të Shqipërisë me standardet më të larta…
Ndërtimi i këtij spitali shtrihet në një sipërfaqe prej 50 000 metrash katrorë, 13 000 metra katrorë prej të cilave strukturë spitalore dhe me një kosto prej 70 milionë euro.