Adreian Payne, një ish-lojtar i basketbollit i Michiganit dhe lojtar i NBA-së, është vrarë me armë zjarri në Orlando.
31-vjeçari u qëllua disa herë duke mos mundur t’ju shpëtojë plagëve të marra nga arma e zjarrit. Policia ka mundur të arrestojë një 29-vjeçar të quajtur Laurence Dority.
Së fundmi janë publikuar edhe pamjet nga atentati që e la të vdekur 31-vjeçarin. Edhe pse autori i kësaj vrasje është vënë në pranga nuk dihen ende shkaqet që çuan në vrasjen e të riut.
“Ju lutem më ndihmoni, fëmija im u qëllua”, bërtiti nëna e Adrian Payne kur pa djalin e saj.
Payne luajti në 107 ndeshje në NBA, gjatë katër sezoneve me Atlanta, Minesota dhe Orlando./FolDrejt/