Vëzhguesit e Milanit i kanë përqendruar sytë te talentet me perspektivë në Europë. Një prej të pikasurve nga kuqezinjtë luan në kampionatin portugez. Sipas gazetës sportive, “A Bola”, Eduardo Quaresma është në listën e dëshirave të “Djallit”. Ai është mbrojtës qendror, sapo ka mbushur 18 vjeç dhe luan te Sporting Lisbona.
Mësohet se drejtuesit e Milanit kanë bërë ofertë zyrtare për këtë talent, por që është hedhur poshtë nga Sportingu. Bëhet fjalë për një propozim prej 10 milionë eurosh, por që është konsideruar e pamjaftueshme nga klubi i njohur portugez.
Quaresma, kontrata e të cilit përfundon pas një viti, dëshiron të qëndrojë te Sportingu ku synon të rritet më tej si futbollist. Vetë klubi nga kryeqyteti i Portugali mendon se mund të përfitojë shumë më tepër pasi lojtari të konfirmohet në ekipin e parë, kështu që do t’i ofrojë një marrëveshje të re katërvjeçare.