Shuma e përgjithshme për prodhimin e tankeve Puma është dyfishuar nga Bundestagu gjerman. Një shpenzim që është kritikuar nga partia e majtë Die Linke.
“Për pordhimin e 350 tankeve Puma janë harxhuar 5.989 miliardë euro, rreth 2.9 miliardë euro më shumë sesa shuma fillestare,” tha ministria e brendshme gjermane në pyetjen e deputetit opozitar gjerman Matthias Höhn. Ky i fundit e paraqitu si përllogaritjet më të gabueshme në ministrinë e mbrojtjes.
Ky problem vjen pikërisht pak ditë përpara se shefja e CDU, Annegret Kramp-Karrenbauer, mori udhëheqjen e ministrisë së mbrojtjes.
Tanket Puma vlejnë si një ndër tanket më të fuqishme gjermane që kërkohen nga shumica e shteteve botërore./Foldrejt.com