“Ne besojmë se armatosja e secilës palë në këtë krizë vetëm do të zgjasë luftën”, tha ministri iranian në një bisedë me homologun e tij portugez, Joao Gomes Cravinha.
Sot, Irani hodhi poshtë përsëri akuzat se po dërgonte armë në Rusi “për përdorim në luftën në Ukrainë”, shkruan The Guardian, transmeton Fol Drejt.
Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir Abdolahian, ka bërë të ditur se “Republika Islamike e Iranit nuk ka dërguar dhe nuk do të dërgojë asnjë armë për t’u përdorur në luftën në Ukrainë”./FolDrejt/