Gjatë seancës së sotme të kuvendit, si pikë e rendi të ditës ishte votimi i amendamenteve dhe projektligjit për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave.
Ndonëse amendamentet kaluan me 60 vota për dhe një abstenim, projektligji nuk mori më shumë se 59 vota, gjë që bëri të mos ketë kuorum të mjaftueshëm për ta çuar tutje këtë projektligj.
Në lidhje me këtë projektligj dhe amendamentet pati diskutime mes pushtetit e opozitës, ku opozita kërkonte që në këtë projektligj të mos futeshin për deklarimin e pasurisë mësimdhënësit dhe mjekët, teksa në anën tjetër ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, iu drejtua ish-ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri, duke thënë se “s’mund t’iu marr seriozisht sepse sa ishit në pushtet e deklaronit si fitore futjen e mësimdhënësve dhe mjekëve për deklarim”.