Të gjithë 19 punëtorët në një restorant të ushqimit të shpejtë në Pakistan u arrestuan pasi refuzuan t’i jepnin një grupi oficerësh policie hamburgerë falas javën e kaluar.
“Kjo nuk është hera e parë që diçka e tillë ka ndodhur … në restorantin tonë,” tha stafi në një deklaratë. Nëntë oficerë policie të përfshirë në incident tani janë pezulluar. Zyrtari i lartë i policisë provinciale Inam Ghani njoftoi pezullimet në Twitter, duke thënë: “Askush nuk lejohet të marrë ligjin në duart e tij. Padrejtësia nuk do të tolerohet. Të gjithë ata do të dënohen.”
Në një deklaratë të postuar në Facebook, Johnny & Jugnu thanë se një grup oficerësh policie kishin shkuar në restorant dy ditë para incidentit dhe kishin kërkuar burgerë falas, raporton Euro News, percjell Foldrejt.com