Teksa përfundon afati prej 24 orësh që u la për stafin e Ambasadës së Iranit për tu larguar nga Shqipëria, duket se incidenti i parë është shënuar, pasi dyshohet se stafi ka refuzuar që të dorëzojë në mënyrë diplomatike ish-godinën ku qëndronin.
Në këtë këtë situatë, Antiterrori, RENEA dhe Njësia Antieksploziv do të kontrollojnë objektin ku ishte ambasada e Iranit, raporton abcnews.
Kujtojmë se Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin pas sulmeve kibernetike që ky shtet bëri ndaj vendit tonë.
Gjatë mbrëmjes së djeshme, stafi i ambasadës së Iranit, dyshohet se ka djegur shumë dokumente konfidenciale për të mos lënë gjurmë të dyshimta pas.