Një person ka përfunduar në pranga pasi të njëjtit i janë gjetur qindra fishekë.
Rasti ka ndodhur në fshatin Stagovë të komunës së Kaçanikut, rreth orës 10:00 të ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, njësitet policore kanë bastisur shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit dhe kanë gjetur e konfiskuar 575 fishekë kalibra të ndryshëm.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./FolDrejt/