“Për fat të keq, tre persona humbën jetën si pasojë e shpërthimit të gazit natyror. Kërkimi në ndërtesë vazhdon”, shkroi Jerlikaya në Twitter.
Të paktën tre persona u vranë në një shpërthim që ndodhi në një ndërtesë banimi në pjesën aziatike të Stambollit, tha guvernatori Ali Yerlikaya.
Supozohet se shkak i shpërthimit ka qenë një rrjedhje gazi, raportojnë mediat lokale, përcjell Fol Drejt.